“Gëzimi dhe hidhërimi i Shqipërisë, janë edhe tonat”/ Erdogan nga Laçi: Vëllait i duhet qëndruar pranë kur ka nevojë

Nga Laçi, Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan u shpreh se ka sjellë në Shqipëri përshëndetjen dhe dashurinë e miliona turqve.

“Dua t’ju përshëndes me dashuri dhe respekt.

Ju kam sjellë këtu të gjithë dashurinë e miliona zemrave dhe përshëndetjet e popullit të Turqisë.

Ju kam sjellë edhe përshëndetjet e vëllezërve tuaj në Turqi, zemrat e të cilëve rrahin bashkë me ju.

Nga këtu nëpërmjet jush dua të përcjell përshëndetjet e kombit tim të nderuar për mbarë Shqipërinë, për vëllezërit dhe motrat shqiptare.

Dua ta theksoj faktin se jam i lumtur që ndodhem këtu me rastin e kësaj ceremonie dhe që jam bërë pjesë e këtyre emocioneve.

Gëzim i Shqipërisë është gëzimi ynë dhe hidhërimi i Shqipërisë është hidhërimi ynë.

Mirëqenien dhe paqen tuaj e konsiderojmë të njëjtën si tonën.

Duke qenë si një popull i një vendi që ka përjetuar dhimbje të ngjashme shumë herë më parë, tërmetet e ndodhur në Shqipëri na lënduan zemrat tona, njësoj si zemrat e shqiptarëve. Njësoj siç e tha miku im Rama në fjalën e tij, vëllai i qëndron pranë vëllait kur ai ka nevojë“, tha Erdogan.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT