“Hallall qumështi i nënës, të lumtë dora”/ Ja çfarë i shkruajnë moshatarët e 17-vjeçarit që vr*u për gjakmarrje: S’bëhet ujë…!

17 vjeçari Florian Pervathi vrau për hakmarrje një 65 vjeçar ne oborrin e shtëpisë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Lezhë. Lek Lekgjonaj mbeti viktimë pasi u qëllua disa herë me armë zjarri. Vëllai i viktimës në vitin 2009 vrau babain e të miturit.

Në përpjekje për t’i shpëtuar policisë, ai aksidenti edhe djalin e madh të shtëpisë. E ëma, duke menduar se bashkë me bashkëshortin, viktimë kishte mbetur edhe djali i madh, piu helm, duke gjetur menjëherë vdekjen. Çifti Përvathi la 4 fëmijë jetimë.

Autori Ndue Lekgjonaj u dënua me 10 vjet burg. Ai përfitoi ulje dënimi dhe kreu 7 vjet burg. Më pas u largua jashtë vendit.

Floriani ishte 4 vjeç kur humbi të dy prindërit. Asokohe nuk e kuptonte cfarë kishte ndodhur, por me kalimin e viteve, mësoi që babanë ia vranë, e në vendin ku jetonte, ligji që ishte kanuni parashikonte gjakun.

Hallall qumështi i nënës, të lumtë dora.

Pas 13 vjetësh nga dita kur Floriani humbi të dy prindërit, vendosi të marrë gjak te familja Lekgjonaj për të atin. Lek Lekgjonaj, ishte pa faj, por u vra vetëm se ishte vëllai i personit që i kishte vrarë babanë.

Hallall qumështi i nënës, të lumtë dora.

17-vjeçari zgjodhi të burrërohet para kohe, e të marre hakun e të atit duke vrarë kështu bashkë me hasmin edhe të ardhmen e tij.

Hallall qumështi i nënës, të lumtë dora.

Kush ishte 17-vjeçari!

Dukej se e ardhmja do të kishte qenë në botën e artit për Florianin, nëse jeta nuk do ta kishte përballur me humbjen e prindërve, e më tej kanunin. Në rrjetet sociale ai shkruante:

” Nuk jam hakmarrës, thjesht rikthej nderin”, “Mos u dorëzo kurrë, gjërat e mëdha kërkojnë kohë”, “Rrini gati për gjithçka, shkaku se jeta është e padrejtë”. Në instagramin e tij vihen re vizatime, që tregojnë talentin e tij, në fushën e artit.(dritare.net)

Hallall qumështi i nënës, të lumtë dora.Hallall qumështi i nënës, të lumtë dora.

Ndërkohë ajo që të bën përshtypje është se në instagramin e të miturit, tashmë pas hekurave, shprehet një mbështetje e madhe për veprimin që bëri.

Hallall qumështi i nënës, të lumtë dora.Hallall qumështi i nënës, të lumtë dora.

Nga ajo që kuptohet është se ata që i shkruajnë më së shumti, janë adoleshentë, por jo vetëm.

Hallall qumështi i nënës, të lumtë dora.Hallall qumështi i nënës, të lumtë dora.

“Të lumtë dora”, “hallall qumështi i nënës”, e urime për të lënë qelinë sa më shpejt, janë komentet më të shpeshta./m.j

Hallall qumështi i nënës, të lumtë dora.Hallall qumështi i nënës, të lumtë dora.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT