Hapet me forcë dera e selisë së PD, reagon Aliko dhe akuzon nipin: Akt vandal

Dyert e selisë së PD në Gjirokastër janë shkelmuar. Kreu aktual i PD në Gjirokastër Dasho Aliko, ka dalë me një deklaratë për mediat për të denoncuar atë veprim vandal sipas tij, që ka ndodhur mesditën e sotme në këtë seli.

I deleguari i kryesisë së PD për Qarkun e Gjirokastrës Roland Bejko, ka zhvilluar një takim me një pjesë të strukturave vendore të PD në Gjirokastër takim ky i organizuar në ambientet e brendshme të selisë së demokratëve në Gjirokastër.

Sipas deklaratës së bërë publike nga Aliko, kryetari i PD në Gjirokastër, Bejko ka shqyer dyert e selisë dhe dëmtuar rëndë materialet dhe logjistikën elektronike përfshirë edhe databazën e të dhënave në sistemin informatik të të dhënave.

Aliko nuk ka kursyer akuzat për Bejkon dhe atyre personave që kanë vënë dorë në selinë e PD duke e shkallmuar. Bejko i rreshtuar në krah të Bashës, është edhe nipi i Alikos, që ka ka qenë dikur kryetar i komunës së Lazaratit.

I deleguari i kryesisë së PD për Qarkun e Gjirokastrës, Roland Bejko, ka zhvilluar një takim me një pjesë të strukturave vendore të PD në Gjirokastër, takim ky i organizuar në ambientet e brendshme të selisë së demokratëve në Gjirokastër.

“Ky është një akt vandal që nuk i shërben demokratëve”, është shprehur Aliko, i cili u ka bërë thirrje për pjesmarrjen e gjithë demokratëve në procesin e ristrukturimit dhe rizgjedhjeve në forumet e PD.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT