I vunë eksploziv tek dera, Duka flet për herë të parë: Ishte me kapuç, e dëgjoi gjithë Durrësi

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka reaguar për herë të parë pas shpërthimit me eksploziv në hyrje të shtëpisë së tij në Durrës.

“Kamerat i kanë filmimet. Një njeri me kapuç i cili është afruar te porta, ka vendosur dinamitin dhe ka shpërthyer.

Se di nuk e kam idenë, shikoni sa policë dhe hetues i keni këtu dhe maksimumi deri nesër do ta bëjnë të ditur kush e ka vendosur” tha ai.

Duka: Nuk kam mundësi me dhënë deklarata. Jam shokuar. Nuk e kam idenë. E ka dëgjuar gjithë Durrësi më kanë vënë dinamit te dera e shtëpisë.

Pyetje: Kush ka qenë në banesë?

Duka: Familja ime, djali, gruaja. Uroj të jetë rastësi.

Pyetje: A ka dëmtime në njerëz?

Duka: Jo nuk kemi dëmtime, porta është larg nga banesa por shpërthimi është i madh. I kam filmimet. Duket një njeri me kapuc që është afruar te porta dhe ka vendosur dinamitin te mekanizmi i hapjes. Këto hetues janë të gjithë të aftë dhe maksimumi deri nesër do t’ju bëjnë të ditur se kush është.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT