Ishte planifikuar të hapej në 2019, zbulohet pse Erdogan ka ndaluar punimet në Xhaminë e Namazgjasë

Xhamia e Namazgjasë, e cila ka nisur të ndërtohet që prej vitit 2015 dhe pritej të hapej në vitin 2019, ende nuk është përfunduar.

E kthyer në një nga simbolet e Tiranës, Xhamia e cila pritet të jetë një ndër më të mëdhat në Ballakan ndërtohet me financimin e Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Turqisë dhe Fondacionit “Diyanet” (TDV) në Tiranë, por përplasjet e Presidentit Erdogan me organizatën FETO kanë lënë pezull përfundimin e saj deri në vitin 2022.

Mësohet se në xhaminë e Namazgjasë punimet janë ndërprerë dhe kjo për shkak të përplasjeve që janë mes Komunitetit Mysliman Shqiptarë dhe Presidentit të Turqisë, Erdogan.

Në mediat turke vazhdimisht është shkruar se Komuniteti Mysliman Shqiptar në vitet e fundit drejtohet nga njerëz që mbështesin Gylenin dhe organizatën FETO, kundërshtarin politik të Presidentit Erdogan.

Kjo ka bërë që punimet të ndërpriten dhe një monument i tillë jo vetëm kulturor por edhe fatar të shihet si një objekt mahnitës në zemër të Tiranës, por pa akses përdorshmërie.

Kujtojmë se në prill të vitit 2013, 21 vite pas gurthemelit të parë, me rastin e mevludit (ditëlindjes së profetit Muhammed), do të nënshkruhej marrëveshja mes qeverisë shqiptare, Bashkisë së Tiranës dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për ndërtimin e xhamisë së re qendrore.

Në hedhjen e gurthemelit të dytë morën pjesë Selim Muça, kryetari i atëhershëm i KMSH-së, ish- kryeministri Sali Berisha dhe ish- kryebashkiaku Lulzim Basha. Ndërkohë që në tetor të vitit 2014, qeveria e Edi Ramës lëshoi lejen e nevojshme për ndërtimin e xhamisë.

Edhe pse ndërtimi duhet të fillonte në janar të vitit 2015, themelet u hodhën më 13 maj 2015, në prani të Presidentit të Shqipërisë Bujar Nishanit dhe Presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdoanit.

TDV tre vjet më parë gjatë një deklarate zyrtare shprehej se tashmë kanë përfunduar 70 për qind të punimeve të xhamisë. Sipas parashikimeve xhamia e Namazgjasë  do të ketë epitetin e xhamisë më të madhe të Ballkanit, kjo edhe për shkak të kapacitetit të saj.

Siç thuhet në deklaratë, xhamia që ka qenë ëndërr 100-vjeçare e myslimanëve të rajonit, është planifikuar të përfundojë dhe të hapet deri në fund të vitit. 10,000 besimtarë do të mund të falin namazin në të njëjtën kohë.

TDV tha se xhamia, e ndërtuar në vendin e njohur si “Namazgjaja”, përfshin një sipërfaqe prej 10,000 metrash dhe ka kapacitet për 5,000 besimtarë, ndërsa së bashku me hapësirat e jashtme, 10,000 besimtarë do të mund të falin namazin në të njëjtën kohë.

Ndër të tjera në brendësi të kësaj godine do të ketë bibliotekë, qendrën kulturore, parking, kursin e Kuranit, sallën e ekspozitave, mensën dhe sallën e konferencave, kurse krahas saj do të ndërtohet një muze i quajtur “Muzeu i Bashkëjetesës”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT