“Ju jeni ku thërret qameti”, debat i ashpër mes gazetarit dhe deputetit të Bashës: A do më lësh të flas apo….

Mbrëmjen e sotme në emisionin e gazetarit Alfred Lela, “Politiko” u diskutua çështja e zgjedhjeve elektorale.

Kur fjalën e mori deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu dhe filloi të fliste për mënyrën se si do të veprojë PD, ai u ndërpre nga gazetari Roland Qafoku, i cili e pyeti se për cilën PD.

Agalliu: PD, ka një dhe të vetme dhe e dinë të gjithë shqiptarët se kush është…

Qafoku: Po mos fol kot tani, se jeni dy PD, dhe jeni ku thërret qameti

Agalliu: Tani unë njoh vetëm një PD

Qafoku: Ju jeni mbi re, kështu që duhet të zgjidhni këtë problem njëherë

Agalliu: I zoti i shtëpisë më bëri një pyetje, dhe më lër t’i përgjigjem, pastaj fol ti

Back to top button
LAJMET E FUNDIT