Kamioni i me kokainë, gazetarja bën deklaratën e FORTË: Brenda kompanisë ka njerëz të inkriminuar

Gazetarja Klodiana Lale ka folur lidhur me sasinë prej 119 kg të kokainës të sekuestruar pak ditë më parë brenda një kamioni i cili kishte mbërritur nga Italia në portin e Durrësit.
E ftuar në emisionin “Opinion” Lala ka thënë se brenda kompanisë “BanaKing” ka njerëz që janë të inkriminuar.
“Unë kam dyshimet se brenda kompanisë ka njerëz që janë të inkriminuar. Policia e di shumë mirë nuk i dërgon të zotët para ligjit.”, tha ajo.
Ndër të tjera gazetarja shtoi se kokaina e kapur në kamionin me banane në Durrës, i përkiste grupit të fundit në radhë.
“Mendoj që disa grupe kriminale, duke formuar një kartel, të cilët e kanë nisur marrjen e drogës që në Itali. Mendoj që kjo që mbeti e fundit i përkiste grupit të fundit në radhë,” shtoi ajo.
Kujtojmë se kamioni me kokainë u kap më datë 20 dhjetor në Portin e Durrësit. Në kamion ishin 119 kilogram kokainë./newsbomb