Kandidati i Berishës e thotë “live”: Jam nga fisi i Monika Kryemadhit, në 6 mars marrim Bashkinë e Dibrës

Kandidati i Komisionit të Rithemelimit të PD-së Premtim Kryemadhi e ka nisur prezantimin e tij duke shuar kureshtjen e gazetarëve lidhur me mbiemrin.

I zgjedhur nga demokratët e Dibrës gjatë primareve, ai tha se vjen nga fisi i kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, por shtoi më tej se ka qenë pjesë e Partisë Demokratike prej krijimit të saj.

“Do të bëj një prezantim paska specifik, për të shuar ndoshta edhe kureshtjen e gazetarëve. Unë jam Premtim Kryemadhi, me origjinë nga fshati Grevë i Dibrës, nga fisi i Monika Kryemadhit. Lindur dhe banues në Peshkopi. Kam qenë anëtar i PD, drejtues grup seksioni, sekretar dege, anëtar kryesie, drejtues i Këshillit Bashkiak, drejtues i drejtorisë arsimore…Shpresoj që në 6 mars do ta marrim bashkinë dhe do t’i kthejmë shërbimet qytetarëve”, u shpreh Kryemadhi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT