“Keni fakte për qeverinë?” Yuri KIM thirrje politikanëve: Secili do japë llogari! Jemi seriozë kur flasim për korrupsionin

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim paralajmëron politikanët shqiptarë që përfshihen në korrupsion, duke thënë se do të mbajnë përgjegjësi për çdo veprim të tyre.

E pyetur nëse SHBA ka prova kundër qeverisë, ashtu siç kishte për Sali Berishën, Kim tha në “Euroneës Albania” se secili politikan do të japë llogari.

“Më lejoni të përsëris se SHBA janë serioze sa më ska kur flasin për korrupsionin dhe minimin e demokracisë, jemi seriozë sa më s’ka kur themi se të gjithë do të mbajnë përgjegjësi.

Nëse jeni përfshirë në shkelje të ligjit dhe korrupsion, tani është koha për të peshuar pasojat. A ia vlen? Drejtësia po vjen. Secili do të japë llogari askush nuk është mbi ligjin”, u shpreh ambasadorja Kim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT