“Keqardhje për atë që ndodhi”/ Balla flet për protestën në PD: “Berishizmi” dhe dhuna anët e një medalje

Tensionet në Partinë Demokratike janë në nivele të larta, ku listës së të përjashtuarve nga grupi parlamentar përveç Sali Berishës i janë bashkuar edhe të tjerë, Taulant Balla pret që puna në Kuvend të vijojë normalisht.

Në një konferencë për shtyp, kreu i grupit socialist tthekson se në çdo fillim sesioni deputetët njoftojnë përkatësinë e tyre.

“Nuk ka pasur në konferencë të kryetarëve, duhet ti citoj se në fillim të çdo sesioni deputetë njoftojnë përkatësinë e tyre. Por kjo është një çështje që i takon PD. dëshira ime është që puna të vijojë normalisht, me qëllim që ne të përmbushim të gjitha detyrimet që Kuvendi ka.

Viti 2022 është një vit i rëndësishëm për anëtarësimin. Nuk ka dyshim që do të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare. Unë mendoj se ka ardhur kohë që Shqipëria ta mbajë konferencën e parë. detyrat e shtëpisë që Shqipëria ka dhe Kuvendi është institucioni më i rëndësishëm duhet ti përmbushë. Ne në frymën e një përgjegjësie të madhe ta përmbyllin në javëte para për të zgjatur mandatin e vettingut”, tha ai.

Balla komentoi gjithashtu edhe protestën e 8 janarit në selinë e PD-së, ku u shpreh se “Berishizmi”dhe dhuna janë anët e një medalje.Kemi diskutuar dje edhe për aspekte të tjera të punës së Kuvendit.

Berishizmi dhe dhuna janë anët e një medalje. Në këtë aspekt keqardhje për gjithçka që ndodhi të shtunën në selinë e PD. kjo kurrsesi dhe në asnjë asket nuk m,und të ndërlidhte me punë e grupit parlamentar të PD në Kuvend”, u shpreh Balla.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT