Këshillimi Kombëtar/ Rama flet për “12 Pyetjet”: Për këtë vit nuk ka të tjera, më pas…

Kryeministri Edi Rama foli për risinë e tij “Këshilli Kombëtar” ku bëri për qytetarët 12 pyetje për çështje të ndryshme.
I ftuar në Open në Top Channel, Rama tha se për këtë vit nuk ka më pyetje të tjera, por se është një eksperiencë që do ta përmirësojnë në vijim.
Këshillimi Kombëtar?
Për këtë vit janë kaq, këtë eksperiencë duam ta bëjmë të përvitshme dhe do e përmirësojmë vit pas viti duke nxjerrë mësimet e nevojshme. E kemi bërë totalisht anonime. Nuk ka asnjë lloj identifikimi të qytetarëve që shprehen. Siç është në modë kjo teoria e konspiracionit të zbulimit të të dhënave, menduam mos ta fusim këtë metodë. Zarfat që shkojnë në shtëpi janë pa emër.
Pse u bë pas kaq vitesh? A zëvendësohet mendimi i ekspertëve me atë të popullit?
Qeverisja është proces që nuk mbaron kurrë. Mendoj që është lajm i mirë që pavarësisht faktit se ne kemi hyrë në mandatin e tretë si askush më parë. Jemi në kërkim të vazhdimësisë së përmirësimit.
E kam fobi rutinën, mos ndryshimin. Këto janë vendimmarrjet tona. Ne nuk na mungojnë kartonat për të marrë këto vendime, nuk na duhet një justifikim. Kjo përforcon bindjen për opinione të ndryshme dhe dilemat.