Konflikti Ukrainë-Rusi/ Sekretari i NATO-s në konferencë URGJENTE për mediat: 5000 trupa në gatishmëri nëse është e nevojshme!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pak më parë zhvilloi një konferencë për mediat lidhur me krizën mes Ukrainës dhe Rusisë.

Jens Stoltenberg bëri të ditur se ditën e sotme Shtetet e Bashkuara të Amerikës i janë përgjigjur Moskës edhe me shkrim.

Ai theksoi se Ukranika vendos vetë nëse dëshiron të anëtarësohet diku apo jo.

“Rreth 5000 trupa të NATO janë në gatishmëri nën komandën e Francës. Sot i nisëm përgjigjet Moskës me shkrim. Ukraina e zgjedh vetë nëse dëshiron të anëtarësohet”, u shpreh ai.

Ndër të tjera ai përsëriti thirrjen e tij për Moskën dhe NATO-n që të rivendosin zyrat e tyre përkatëse në Bruksel dhe Moskë dhe të përdorin plotësisht kanalet ushtarake të komunikimit për të promovuar transparencën dhe për të zvogëluar rreziqet.

“Ne i bëjmë thirrje Rusisë edhe një herë që të de-përshkallëzojë menjëherë situatën. NATO beson me vendosmëri se tensionet dhe mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe diplomacisë”, tha Stoltenberg.

Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara kundërshtuan sot kërkesën e Rusisë për të ndaluar Ukrainën t’i bashkohet NATO-s.

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken tha se Uashingtoni i kishte përgatitur Moskës një “rrugë serioze diplomatike” për të zgjidhur konfrontimin, në një letër private drejtuar qeverisë ruse.

“Ne e bëjmë të qartë se ka parime thelbësore që ne jemi të përkushtuar t’i mbështesim dhe mbrojmë, duke përfshirë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, dhe të drejtën e shteteve për të zgjedhur marrëveshjet dhe aleancat e tyre të sigurisë”, tha ai.

Blinken iu drejtua mediave menjëherë pasi zëvendësi i tij Ëendy Sherman tha se Shtetet e Bashkuara mbetën të bindura se Putini ishte gati të përdorte forcën kundër Ukrainës deri në mes të shkurtit.

Ai tha se letra theksonte se Kievi mund të zgjedhë aleatët e vet, duke kundërshtuar kërkesën e Moskës për një premtim se Ukraina nuk do të bashkohet me aleancën e NATO-s.

Blinken u tha gazetarëve se letra nuk do të bëhej publike, “sepse ne mendojmë se diplomacia ka shanset më të mira për të pasur sukses”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT