Kosova nuk tërhiqet nga vettingut, synon ta realizojë brenda 4 viteve

Qeveria e Kosovës thotë se nuk do të tërhiqet nga ideja e ndërmarrjes së një reformë në sistemin e drejtësisë, ku do të rivlerësohen edhe prokurorët dhe gjyqtarët aktualë.
Deklarata përforcuese u bë nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që shtoi se projekti ka marrë edhe mbështetjen e Komisionit të Venecias. Synimi i qeverisë së Kosovës është përmbyllja e të gjithë procesit brenda vitit 2026.
“Është reforma më e thellë dhe është nevojë urgjente, është domosdoshmëri që të punojmë në këtë drejtim”, deklaroi Haxhiu në një intervistë televizive.
Ministrja u shpreh e gatshme për të bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtarë në këtë drejtim, si dhe të marrë ekspertizën e tyre.