Kryeredaktori i RD publikon fotot: Arkiva historike e gazetës nxirret në rrugë nga pengu i Ramës

Kryeredaktori i Rilindjes Demokratike Bledi Kasmi ka publikuar disa foto nga arkiva historike gazetës së “RD”, ku thotë se u nxor në rrugë nga pengu i kryeministrit Edi Rama (Lulzim Basha).
“Arkiva historike e gazetës RD e nxjerrë në rrugë nga pengu i Ramës”, shkruan Bledi Kasmi në fotot që shpërndan në Facebook.
Paraditen e sotme mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha shqyen me dhunë derën e selisë së PD-së dhe u futën brenda duke shkatërruar objektet në katin e parë të godinës. Gjatë protestës e cila zgjati rreth dy orë, pati përplasje mes mbështetësve të Berishës që tentuan futjen në godinë me dhunë dhe mbrojtësve të godinës, ku u përdoren edhe mjete të forta, ndërsa pati edhe të lënduar nga të dyja palët. Pas thirrjes për ndihmë nga PD, forcat e Policisë rrethuan selinë, duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.