Kulla në territorin e PD-së? Bardhi: Nesër do shkoj të marr informacion, godina pronë e jona

Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi ka komentuar mbrëmjen e sotme për kullat që është përfolur sëfundi se do të ndërtohen në territorin e selisë blu.

Sipas Bardhit deri më tani ka zero të dhëna, teksa ka nxitur të gjithë mediat të kërkojnë se kush është porositësi i këtij mashtrimi të tillë.

“ Zero të dhëna, deri ditën kur u përdor nga një mashtrim publik nga Berisha. Ju nxisim të kërkoni se k ush është porositësi. Selia e PD qëndron si seli qëndrore e PD.

Pyesni Erion Veliaj. Zero informacion në rrugë zyrtare dhe joinformale. Do vazhdojmë kontratën për godinën e PD 99 vjet. Bashkia e Tiranës është kthyer në qendër pastrimi parash. Përveç Erion Velisë, është dhe Sali Berisha që ka informacion për këtë projekt. Nesër do shkoj të marr informacion. Berisha dhe Veliaj kanë dijeni për këtë projekt në të njëjtën kohë.

Godina e PD nuk është pronë e jona. E kemi marrë në përdorim nga shteti shqiptar për 99 vite.”- tha Bardhi./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT