Kundër reagimi/ Basha: Ky manifestim dhune eksiston Berishën e Ramën, nuk është koha për të hedhur vallen mbi rrënoja

“Trishtim i thellë për atë që ka ndodhur dje sot nuk është ditë për t’u krenuar dhe qeshur. Nuk është ditë për të qeshur siç bëri Berisha, as për të vallëzuar mbi rrënojat e dhunës në seli. Eksitimi e shoqëronte edhe sot Berishën”.

Kështu deklaroi sot Lulzim Basha nga selia e PD-së, menjëherë pas Berisha dhe mbështetësit e tij ikën nga vendi ku ditën e djeshme u bë objekt i dhunës nga protesta e thirrur nga ish-kryeministri.

“Nga këto rrënoja që eksitohen ai edhe Edi Rama të fillojmë të ringrejmë një PD, që siç e kanë ëndërruar themeluesit dhe qindra e mijëra qytetarë prej ditës së tyre të parë. Rama doli sot e na shiti moral e këtë ia mundësoi Berisha”, theksoi Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT