Kush e vuajti më shumë COVID? Mjeku e zbulon: Është shtuar ndjeshëm numri i …

Pandemia e Covid-19 ka shtuar numrin e diabetikëve. Mjeku endokrinolog, Dashamir Gjergji, renditi faktorët e shtimit në ABC. Sipas tij kjo vjen për shkak se qytetarët u bënë më të ndërgjegjësuar nga frika e Covid dhe bënë më shumë kontrolle, ku edhe kanë zbuluar më pas që vuanin nga diabeti.

Në rritjen e numrin të personave me diabet, sipas mjekut ka ndikuar edhe trajtimi i gabuar me kortizonikë për Covid.

“Është shtuar numri i diabetikëve, pas Covid. Nga pikëpamja numerike është shtuar numri i atyre që nuk e dinin më parë që e kishin.

Numri i diabetikëve është shtuar sepse njerëzit janë bërë më të ndërgjegjësuar. E dyta mund të kenë qenë me diabet por nuk kanë ndjekur dhe sërish nga frika. Edhe rritja e këtij numri ka të bëjë me këtë fenomen. Kemi fatkeqësisht, ka patur përdorim, duke qenëse Covid ishte sëmundje agresive, është përdorur pasivisht kortizonikët. Ne e dimë mirë që kur përdoren shkaktojnë diabet.

Kuir ndodh diabeti nga këto kortizonikët, fatmirësisht me eliminimin e këtyre barnave kemi kthim në normë dhe ky është diabet i përkohshëm,” tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT