Kush është i vetmi shqiptar që doli i gjallë nga Ekuadori (Emri)

Një tjetër shqiptar u ekzekutua në Ekuador ku shkak kryesor dyshohet se është prishja e pazarit të drogës. Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali në veri të Guayaquil, ‘kryeqendra’ e trafikimit të kokainës në Ekuador.

Viktima është Ergys Dashi, 34 vjeç, nga Durrësi, i cili është qëlluar teksa ndodhej i ulur brenda në lokal, ndërsa nga plumbat ka mbetur e plagosur edhe 26-vjeçarja Angie Romero, e cila ishte ulur në tavolinën ngjitur me të. Ndaj 34-vjeçarit është qëlluar plot 20 herë, ku disa prej plumbave e kanë kapur në kokë dhe në trup duke i marrë jetën në vend.

Gazetari Julian Kasapi tregoi sot në Open emrin e të vetmit shqiptar të mbetur gjallë nga lufta e drogës në Ekuador.

Ai tha se shqiptarët kanë zgjedhur tregun latin për shkak të pasurimit të shpejtë, ama rreziku është më i madh.

“Është mënyra më e mirë për të bërë para sa më shpejt, e ku ka më mirë se në vendet e origjinës sic është Amerika Latine. Duke pasur parasysh çmimin, por ka një kosto të madhe.

Rreziku është i madh atje. Mbesin gjithmonë viktima. Remzi Azemi është i vetmi shqiptar që ka shpëtuar gjallë, dhe është shfaqur atje si investitor,” tha Kasapi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT