LSI nuk njeh Bashën si kryetar të PD-së/ Reagon për herë të parë për koalicionin me Berishën

Lëvizja Socialiste për Integrim e drejtuar nga Monika Kryemadhi nuk e njeh Lulzim Bashën kryetar të PD-së. Në reagimin e parë, pasi Sali Berisha shpalli koalicionin me këtë forcë politike, LSI deklaron se do të jenë “të gjithë bashkë për rivendosjen e integritetit të votës së lirë”.
“I tmerruar nga primaret e djeshme të jashtëzakonshme, deputeti Basha i cili mashtroi për 10 vite e si bëri kurrë tani provokon LSI-në për të shmangur vëmendjen nga kandidatët që caktohen me zarfa në minutë të fundit prej 10 vitesh. Të gjithë për rivendosjen e integritetit të votës së lirë” thotë LSI.
Kujtojmë se LSI do të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme në koalicion me Grupin e Rithemelimit dhe lajmin e ka dhënë ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha i cili ishte duke prezantuar kandidatët për 6 bashkitë./ Gazeta Shqip