Lul Basha: Përjashtimi i Berishës nuk ishte i lehtë, por i duhur

Lulzim Basha ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Prej aty ai ka thënë se përjashtimi i personave që protestuan në 8 Janar, përfshirë Berishën, nuk ishte i lehtë, por ishte vendimi i duhur.

Më konkretisht ai u shpreh:

Përjashtimi nga Partia i organizatorëve të dhunës, nxitësve të dhunës, ekzekutorëve të dhunës, nuk ishte vendim i lehtë, por ishte vendimi i duhur. Kryesia ka bërë thirrje për një pjesë tjetër që të gjejnë kurajon për tu distancuar nga dhuna. Duhet ta bëjnë këtë, për demokratët, për PD, për Shqipërinë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT