Masa të reja anti-COVID!/ Nga nesër punonjësit e administratës publike, supermarketeve dhe qendrave tregtare duhet të kenë certifikatë vaksinimi

Nesër do të hyjnë në fuqi masat e reja anti-covid që kërkojnë certifikatë vaksinimi për të gjithë punonjësit e administratës publike, të supermarketeve dhe qendrave tregtare, masë kjo që sipas ekspertëve do të shërbejë për të parandaluar përhapjen e COVID.

Infektimet me COVID po vijojnë në vendin tonë çdo ditë ndërsa pas festave ekspertët presin rritje të rasteve pozitive. Aktualisht ka mbi 6 mijë qytetarë të prekur nga virusi mbi 98 % e të cilëve po e kalojnë në shtëpi të ndjekur nga mjeku i familjes. Ndonëse situata duket e qetë, nga nesër do të hyjnë në fuqi masat e reja të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Për të parandaluar përhapjen e COVID-19 nga data 4 janar punonjësit e asminitratës publike, të qendrave tregtare dhe supermarketeve, për t’u paraqitur në punë duhet të dorëzojnë certifikatën e vaksinimit. Në mungëse të saj certifikatë shërimi të vlefshme për 6 muajt e fundit, në të kundërt test PCR çdo 5 ditë.Në ditët e fundit për shkak të përhapjes së virozave por edhe të gripit, të shumtë janë qytetarët që janë paraqitur të shqetësuar tek mjeku familjes prej simptoma të ngjashme me COVID.

Shumë prej tyre u janë nënshtruar tetsit të shpejtë por pjesa më e madhe kanë rezultuar negativ./Shqiptarja.com

Back to top button
LAJMET E FUNDIT