“Më mirë me këngë dhe me lule”/ Basha batuta me Grida Dumën: M’i nis mua mesazhet me…

Lulzim Basha ka shkëmbyer batuta me gratë e Lidhjes së Gruas Demokrate gjatë një takimi të zhvilluar mesditën e sotme në një lokal në kryeqytet.

Basha mori fjalën teksa fliste, nënkryetarja e PD Grida Duma e cila tha se një prej anëtarëve të Lidhjes së Gruas Demokratike i çon çdo ditë këngë dhe lule. “Mua më çon në inbox, këngë edhe lule”, tha ajo.

Në këtë moment Basha ndërhyri duke ironizuar edhe situatën e krijuar në PD pas përplasjeve të brendshme. Ai i kërkoi Dumës të shkëmbejnë bashkë mesazhet pasi atij i çojnë vetëm grushte dhe flakë.

“M’i nis dhe mua ato mesazhe se mua zotërinjtë më çojnë grushte, flakë. Më mirë me këngë dhe me lule”, tha Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT