“Me snajperin bardheblu”, Meta pozon në krah të Sulejman Memës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pozuar ditën e sotme krah ish-futbollistit dhe ish-trajnerit Sulejman Mema.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kreu i shtetit ndau foton me ish-lojtarin e Tiranës duke e çmuar për frymëzimin edhe edukimin e brezave të rinj. Ndër të tjera, Meta nuk nguron ta quajë Memën si “snajperi bardheblu”.
POSTIMI I ILIR METËS:
Me Sulejman Memën snajperin e bardhë e bluve, që gjithë jetën ia ka kushtuar sportit.
Mirënjohje Familjes së madhe Mema, që breza të tërë i ka shërbyer sportit dhe futbollit në veçanti për të arritur majat më të larta.
Mirënjohje edhe të gjithë trajnerëve dhe drejtuesve të sportit shqiptar, që pavarësisht sakrificave të jashtëzakonshme, nuk ndalen se frymëzuari dhe edukuar brezat e rinj me vlerat më të mira sportive.