Meta publikon fotot nga mesha që bashkoi politikanët, “fsheh” Ramën

“I nderuar të marr pjesë sot në një ngjarje shumë të rëndësishme për besimtarët katolikë të Arqidioqezës Tiranë-Durrës, në Meshën e Shenjtë të fillimit të shërbesës baritore të Arqipeshkvit Metropolitan Imzot Arjan Dodaj.
Bashkohem me lutjet dhe urimin e përzemërt për punë të mbarë, me bekimet e Zotit, për përmbushjen me sukses të misionit dhe detyrës së re të Sh.T. Imzot Arjan Dodaj”.

Kështu shkruan presidenti Meta në një mesazh më të fundit të postuar në rrjetet sociale.

Më tej kreu i shtetit  shkruan “bashkohem me lutjet dhe urimin e përzemërt për punë të mbarë, me bekimet e Zotit, për përmbushjen me sukses të misionit dhe detyrës së re të Sh.T. Imzot Arjan Dodaj”.

Mesha e ditës së sotme ishte e veccantë për vetë faktin se bëri bashkë klasën politike shqiptare, ku të pranishëm ishin presidenti Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha.

Meta ështëmunduar në foton e tij të shmangë prezencën e Ramës, duke i gjetur një foto ku ai nuk duke mirë. Dukshëm kjo vjen edhe si pasojë e një përplasje që ka mes tyre. Ai ka postuar vetëm foton që dukej i ulur me kryeparlamentaren Nikolla.

Meta publikon fotot nga mesha që bashkoi politikanët,

Back to top button
LAJMET E FUNDIT