Meta shmang PD nga ‘konsultimet’, Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës. Reagon Blushi:Ç’na polli belaja me këtë!

Presidenti Ilir Meta është konsultuar vetëm me një palë për sa i përket caktimit të datës së zgjedhjeve. Ai thirri vetëm kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballën, duke shmangur Partinë Demokratike.

Edhe pse Meta deklaroi se ky ishte një konsultim vetëm Ballën për disa dilema, duke theksuar se nuk ka pasur ftesa zyrtare, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka cilësuar këtë takim si akti publik i trekëndëshit të Bermudëve.

“Asnjë habi nga qëndrimi i sotëm i Ilir Metës! Konsultimet mes trekëndëshit të Bermudës ndodhin çdo ditë, para dhe pas kamerave. Sot ishte teatri i rradhës para kamerave”, shprehet Bardhi.

Por i menjëershëm ka qenë reagimi i presidentit Meta, nëpërmjet zëdhënësit Tedi Blushi, i cili ka ironizuar reagimin e Bardhit.

“Ç’na polli belaja me këtë! Ai ka të drejtë të takohet fshehurazi dhe natën me kryetarin e shumicës në Kuvend, ndërsa ne nuk duhet ta takojmë ditën dhe me kamera. Çudi e madhe!”, thekson Blushi, duke aluduar për takimet e fshehta mes PS-s dhe PD-së..

Kujtojmë që Presidenti Meta tha se nuk ka pasur asnjë ftesë për asnjë parti politike për konsultime për datën e zgjedhjeve. Por takimi me Ballën ishte si kreu u shumicës në Kuvend, për disa dilema që ka pasur për procedurat e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore. Ndërsa është bërë e ditur se Meta mund të caktojë datën 6 mars për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në këto 6 bashki.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT