Ministri serb: Po punohet për të krijuar “Shqipërinë e Madhe”

Ministri i Jashtëm serb, Nikolla Selakoviç ka deklaruar se nuk sheh asgjë efektive nga Brukseli,  në lidhje me  dialogun Kosove-Serbi. duke vënë në dukje edhe planet për formimin e Shqipërisë së Madhe. Në një deklaratë për mediet zyrtari serb ka vënë në dukje edhe planet për formimin e Shqipërisë së Madhe, duke e bërë fakt të kryer bashkimin kombëtar.

“Nuk do shihni asgjë efektive, ashtu siç nuk do shihni presione të qarta nga perëndimi kundrejt Prishtinës lidhur me dialogun me Beogradin. Planet për të krijuar Shqipërinë e Madhe është një mundësi e mirë për të parë se sa do të heshtë Brukseli dhe gjithë të tjerët, të cilët nuk do reagojnë fare.

Shqiptarët nga të dyja anët e kufirit po punojnë shumë për këtë lloj afrimi, ndërsa ndërkombëtarët heshtin për procese të tilla. Mund të shihet lehtësisht hipokrizia kur bëhet fjalë për sfidat me të cilat përballet i gjithë Ballkani Perëndimor”, është shprehur Selakoviç.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT