Ndoka: Rama servilizëm i pështirë ndaj Erdogan, ne nuk kemi vëllazëri me Turqinë

Nard Ndoka në emisionin “Breaking” e ka cilësuar si një servilizëm të pështirë fjalimin e kryeministrit Edi Rama në pritjen e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

Ai u shpreh se Rama e pëlqen Erdogan për faktin se ai është lider autotrak dhe vepron si ai në Shqipëri.

“Erdogan ndërhyri edhe në zgjedhje për hir të realitetit duke ndërtuar një spital privat, parafabrikat duke ia dhuruar jeniçerit të tij. Erdogani është i mbushur me kështu gjestesh, ndërkohë që investon me miliona euro në Serbi, por jo në spitale, e vende të tjera. Ne nuk kemi vëllazëri me Turqinë, çdo shtet ka miqësi. Vëllazëri me kushte, se deri në Ramazan duhet të dorëzosh gylenistët. Ka tetë vite që Europa ia përplas Ramës derën pikërisht për këtë lloj diplomacie. Ne duhet ti forcojmë marrëdhëniet në aspektin ekonomik, nuk na lidh asgjë me Turqinë, nuk i kemi vend kufitar, kemi një histori të trishtë me ata që përpiqen që ta deformojnë, duke deformuar tekstet shkollore, duke pritur kryetarin e Parlamentit në Turqi pa flamur shqiptar. Kanë dhënë shenja se duhet ta kenë Shqipërinë si shtet vasal”, theksoi Ndoka në emisionin “Breaking”.

Më tej ai theksoi se “Erdogan i dha kushte dhe për vëllazëri, nëse ti nuk dorëzon deri në Ramazan apo Bajram, vëllazëri krijon probleme. Vëlla nuk ka me kushte. Ishte servilizëm i vështirë fjala në Parlament, Rama nuk e ruajti protokollin e servilizmin e tij, e la një orë të priste në aeroport. Erdogan duhet të luajë me kartën se ne si Turqi jemi si superfuqi. Fjalët e Ramës një servilizëm i pështirë. Rrethimi e siguria e tij në Tiranë, Erdogan me këtë donte të tregonte se Turqia është fuqi e madhe, e në një kohë që është shteti më i korruptuar në Europë, një megaloman, një lider autokrat dhe kjo i pëlqen Ramës”./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT