“Ne e njohim Berishën mirë”/ Jemin Gjana: Të përjashtohet i gjithë Grupi i Rithemelimit

Jemin Gjana një nga njerëzit më të vjetër në Partinë Demokratike mbështetës i Lulzim Bashës, në mbledhjen që u bë përjashtimi i Sali Berishës përjetësisht nga PD tha se edhe Grupi i Rithemelimit duhet përjashtuar.

Gjana ka deklaruar se Berisha s’ka të ngjashëm me asnjë lider botëror në histori dhe se e njeh mirë atë. Ai ka vazhduar më tej ku e ka krahasuar me vitin e mbrapsht 1997, duke kujtuar se PD ka bërë opozitë me 17 deputetë.

“Ne e njohim atë (Berishën) mirë. Nuk ka të ngjashëm me asnjë lider botëror në histori, që t’ia bëjë këtë partisë së tij. Grupi i Rithemelimit duhet të përjashtohet i gjithë. Mbaj mend historinë e 97-ës dhe grupi ynë mbeti me 17 deputetë, e ne bëmë opozitë dhe e mbajtëm PD-në. Shkonim në terren dhe kishim përballë bandat dhe e ngritëm partinë duke komunikuar dhe duke dëgjuar. Kjo nuk është as 1/3 e asaj që i ndodhi PD-së në 97”, është shprehur Gjana.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT