Në foto me ‘trafikantin’ e Berishës/ Basha justifikohet: Duhet parë se cili…

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli sot në Open në një lidhje Skype për situatën aktuale ku ndodhet PD.

Ai u pyet nga moderatorja dhe lidhur me një foto që kishte me personin e quajtur Myftar Lumneshi, të cilin krahu i djathtë i Bashës, Gazment Bardhi, e akuzoi si pjesë të një grupi kriminal “B9” të skeduar në Angli.

“Kemi bërë publike atë që shqeu derën, kemi zbuluar që është i dënuar në Angli, ka pasur disa të tillë brenda oborrit të PD.

Dua ta izoloj partinë nga këta persona. Bardhi publikoi një tjetër person që gjendet në listën e B-9, grup i strukturuar kriminal.

Disa prej këtyre paskan foto me mua? Politikanët bëjnë foto me shumë persona, dhe që nuk i njohin. Por cili është politikani që i përdor? Berisha i përdor,” tha Basha.

Në foto me ‘trafikantin’ e Berishës/ Basha justifikohet

Back to top button
LAJMET E FUNDIT