Një ditë para protestës/ Pas 24 vitesh, jep dorëheqjen roja i PD: Mesazhi për demokratët

Zhvillimet e forta brenda PD-së, prekin edhe punonjësit e selisë blu. Kështu mësohet se Pëllumb Matraku prej 24 vitesh punonjës në selinë e PD-së ka dhënë dorëheqjen. Ai e ka njoftuar këtë akt me anë të një postimi në rrjetet sociale.
” U largova sepse nuk më pëlqejnë disa reagime të demokratëve”, shkruan ai.
“Kam punuar 24 vite në PD. Jam shumë krenar që kam punuar me profesor doktor Sali Berishën. Në 2 legjislaturat e fundit kam punuar me Lulzim Bashën, i jam shumë mirënjohës. Sot (të mërkurën) bëra një largim para kohe, sepse nuk më pëlqejnë disa reagime mes demokratësh. Bëni mirë të gjeni gjuhën, mos i bëni qejfin të tjerëve”, shkruan Matraku në “Facebook”
Një qëndrim i tillë vjen pas përplasjeve të forta në PD, e ku nesër pritet të zhvillohet protesta përpara selisë blu. Matraku ka vendosur që të mos jetë në mes dy zjarreve me demokratët që njihet prej vitesh dhe ka vendosur të largohet nga puna.