Noka: Basha i bën takimet në lokalet e kunatit, do të kemi kandidatët tanë në 6 bashki

Deputeti Flamur Noka ka paralajmëruar nga studio e Breaking në Top News se do të dalin me kandidatët e tyre në 6 bashkitë e vendit të mbetura pa kryetar.

Por Noka pretendon se kandidatët e tyre do të jenë në siglën e PD-së dhe jo ato të Bashës.

” Grupi i Rithemelimit është duke rikonsideruar që në momentin e parë kur do të mbahen zgjedhje ne do të dalim me kandidatë në të gjitha bashkitë. Puna sapo ka nisur, është në fazën përgatitore. Ka një statut PD është përcaktuar mënyra se si do të përcaktohet me kandidatët. Do të vendosim sipas statutit dhe si do të veprohet me kandidatët për zgjedhjet e pjesshme vendore. Në të 6 bashkitë, PD do të ketë përfaqësuesit e saj. Ne nuk njohim asnjë dokument e paçavure, të pengut e të shoqatës Alkatrazit”, tha Noka.

Sa i përket takimit të sotëm që u shoqërua me incidente të Bashës, Noka u shpreh se ai i zhvillon këto takime me njerëzit e Ramës dhe në lokalet e kunatit.

“Ai zhvillon në kafet e kunatit, takime me gratë e importuara. Në gjithsej 30 gra që ka aty ishin nga pesë rrethe të Shqipërisë. Demokratët nuk mund të pranojnë kurrë pengu ti përfaqësojë. Lulzim Brava mund të flasë vetëm në emër tij, e jo në emër të PD-së, është i shkarkuar që me vendimin e Kuvendit të 18 dhjetorit. Ne nuk njohim asnjë vendim të pengut. Demokratët e irrituar nuk e njohin, e patë kudo në Dibër, e sot, kudo demokratët do ta refuzojnë pengun. Edi Rama ia mbush sallat atij”, tha Noka.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT