Nuk ndalet Berisha, PARALAJMËRIMI i tij: Do vazhdojmë derisa të largojmë prej leckash banditët

Ish-kryeministri Sali Berisha ka theksuar dhe njëherë se protesta e datës 8 janar në ambientet e selisë blu ka qenë paqësore.
I pyetur nëse dështuan në marrjen e selisë dhe largimin e Lulzim Bashës nga partia, Berisha tha se atë ditë nuk u arrit maksimumi duke bërë me dije se protestat do të vijojnë.
Ai gjithashtu tha se më 8 janar shqiptarët dhe demokratët panë fytyrën e vërtetë të Lulzim Bashës i cili rrethohej nga kriminelë të cilët sulmonin anëtarët e partisë së tij.
“Unë mendoj që shqiptarët panë me të gjithë shëptimë e saj lidhjet e tmershme të krimit mes Bashës dhe Ramës. Shqiptarët panë që Lulzim Brava është I vetmi politikan që rrethohet nga kriminelë që sulmojnë anëtarët e partisë së tij.
Nuk them se u arrit maksimumi, se maksimumi ishte largimi paqësor I Bashës nga selia dhe largimi prej leckash të banditëve të mbrojnë Lulzim Bashën”, tha Berisha në një intervistë për “ABC News”.