Omicron po përhapet me shpejtësi në Shqipëri, kulmi ishte në 31 Dhjetor

Varianti Omicron po shton të infektuarit nga Covid në Shqipëri. Pas tre javësh rënie të të prekurve me Covid, në fundin e dhjetorit nisi rritja e numrit të infektuarve. Nga data 28 dhjetor 2021 deri më 3 janar 2022 në të gjithë vendin rezultuan 2800 persona pozitiv.

Për një javë të prekurit aktiv në të gjithë vendin arritën në 6601persona. Mbi 1300 më tepër. Më shumë të infektuar sipas Ministrisë së Shëndetësisë u gjetën më 31 dhjetor, kur nga 4485 testime të kryera 708 persona rezultuan të prekur.

Të shtruarit në spital gjithashtu kanë pësuar rritje. Aktualisht po trajtohen 12 pacientë më shumë se një javë më parë, por dy më pak në terapi intensive se fundin e dhjetorit.

Ndërkohë në një javë Covid 19 shënoi 21 humbje jete. Numri më I lartë I viktimave u regjistrua më 28 dhe 29 dhjetor.

Muaji dhjetor shënoi nivelin më të ulët të humbjeve të jetëve përgjatë katër muajve me 117 viktima.

TË INFEKTUAR AKTIV

28 dhjetor 5262 persona

3 janar 6601 persona

SITUATA NË SPITALE

28 dhjetor 98 të shtruar 17 në terapi intensive

3 janar 110 të shtruar 15 në terapi intensive

HUMBJE JETE

28 dhjetor 6 persona

29 dhjetor 5 persona

30 dhjetor 3 persona

31 dhjetor 2 persona

1 janar 1 person

2 janar 2 persona

3 janar 2 persona

Total 21

Back to top button
LAJMET E FUNDIT