Pamjet e rralla, një dokumentar i vitit 1973 brenda shtëpisë së Ramës, ku jetonte me prindërit, gjyshen dhe vëllain (VIDEO)

Janë publikuar disa pamje të rralla të familjes së kryeministrit Edi Rama në vitin 1973. Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, shihet i ati Kristaq Rama, asokohe deputet, teksa kthehej nga puna në Durrës.

Derën ia hap e shoqja, Aneta, ndërsa personi i parë që e pret është djali i vogël Olsi, asokohe 4 vjeçar.

Më pas në video shfaqet kryeministri Edi Rama, atë kohë 9 vjeç, i cili qendron i ulur duke bërë detyrat, për bërjen e të cilave duket se e ndihmon e ëma dhe i ati.

Ky i fundit, shihet më pas duke zhvilluar një bisedë me mamanë e tij, gjyshen e Edi Ramës, ndërsa bashkëshortja Aneta përgatit tryezën e ngrënies.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT