PAMJET/ Momenti kur çifti vlonjat sulmon me spraj shitësit në argjendarinë e Shkodrës dhe tenton grabitjen

Ky është momenti kur Arben dhe Anisa Hoxhaj futen në argjendarinë e Shkodrës për të vjedhur.
Në pamjet e siguruara nga brenda argjendarisë duket momenti kur çifti filloi të shikonte bizhuteritë që i ofroheshin nga shitësit.
Në një moment, Anisa Hoxhaj nxjerr një spray nga xhepi dhe ia hedh në sy shitësve. Ndërkohë Arben Hoxhaj që ishte me të, tenton të tërheqë bizhuteritë.
Pronari i argjendarisë ka rezistuar duke u përleshur me ta dhe ka mundur të parandalojë grabitjen e dyqanit të tij, ndërsa arratisja e autorëve nuk ka zgjatur shumë, pasi personat janë arrestuar.