Pamjet virale nga protesta e Berishës/ Qytetari pastron këpucët me flamurin e Partisë Demokratike (Video)

Sali Berisha ka mbyllur protestën e sotme duke kërkuar shpërndarjen e mbështetësve të tij deri në një moment tjetër.

Protesta e sotme u shoqërua me trazira të shumta në godinën e Partisë Demokratike.

Nuk mungoi përdorimi i sendeve si hekura, drunj, çekanë e madje dhe sharra për shpërthimin e dyerve të blinduara të selisë blu.

Sipas informacioneve të deritanishme, njoftohet për 10 të plagosur nga tubimi i dhunshëm.

Megjithatë një moment pikant pasi Berisha mbylli protestën, ishte teksa një protestues duket tek parku Rinia duke pastruar këpucët me flamurin e PD-së dhe videoja është bërë virale në rrjet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT