Paralajmërimi i Roland Bejkos: Pas 8 janarit militantët e PD-së do distancohen nga Berisha, ja çfarë do të ndodhë me të

Anëtari i Kryesisë së PD-së Roland Bejko deklaroi se Berishës i kanë ikur shumë mbështetës pas protestës së datës 8 janar para selisë blu.

“I kanë ikur Berishës pas datës 8 shumë, i ikën që me protestën e Kryeministrisë. Nuk zgjidhet kriza. Demokratët janë të pakënaqur në të drejtën e tyre se humbën zgjedhjet. Berisha e shfrytëzoi këtë moment, u bëri lavazh truri, i përdori për veten e vet, dhe në datën 8 i çoi në një situatë parademokratike të mbysin njëri-tjetrën.

Sali Berisha është aktori kryesor, dhe epiqendër e krizës. Shumë nga demokratët që e kuptojnë sot janë distancuar nga z.Berisha. Ka një kategori në PD, njerëzit që janë pranë Sali Berishës mendojnë që do heqin qafe Lulzim Bashën dhe duke u nisur nga mosha e madhe e Berishës do të marrin vetë partinë”, tha Bejko.

Pyetjes së moderatorit Alban Dudushi nëse Basha ka filluar ta “kafshojë” Berishën, Bejko iu përgjigj: “Kjo është e qartë. Pas dy muajsh do ta ketë përmbysur”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT