Paralajmëron Lesi: Berisha do sulmojë sërish selinë, do jetë betejë epokale si në filmat e Napoleon Bonapartit

Botuesi i njohur Nikoll Lesi shprehet në një editorial të publikuar në gazetën Koha Jonë, paralajmëron për një sulm të dytë të Sali Berishës për të marrë selinë blu.
Lesi thotë se për arsye që tashmë dihen, Berisha nuk arriti ta marrë selinë në 8 janar. Por sipas tij, sulmi i dytë do të jetë si një betejë epokale nga filmat e Napoleon Bonaparit.
Në PD- e dinë këtë gjë, ndaj po përforcojnë blindimin, shprehet ai.
“Një gjë u pa nga ish-lideri demokrat kur doli nga Prokuroria. Ai duket i vendosur për jetë a vdekje që të marrë zyrat e PD-së dhe t’ia japë demokratëve. Berisha la të kuptohet se herën tjetër reagimi i protestuesve do të jetë në raport te drurin, madje shtoi se zyrat do të merren me çdo çmim.
Sali Berisha nuk dorëzohet dhe do të sulmojë përsëri me demokratët për të marrë zyrat e partisë. Hera e dytë do të jetë betejë epokale si në filmat e Napoleon Bonapartit. E pas kësaj që tha Sali Berisha, në selinë blu po përforcohet blindimi, pasi e dinë që sulmi tjetër do të jetë final dhe përfundimtar”, thuhet në editorial.