Pas 24 korrikut kthehem te populli i “2 Marsit”/ Meta: Do garoj në zgjedhje pasi të heq “kostumin”

Nga Korça presidenti Ilir Meta ka deklaruar se do të vazhdojë të jetë në zyrën e kreut të shtetit deri në përfundim të mandatit, më 24 korrik. Ai tha se nuk do i drejtohet Komisionit të Venecias për një tjetër opinion edhe në rast se Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Kuvendit.
Pas 24 korrikut, Meta tha se do të kthehet te populli i “2 Marsit” duke shtuar se do të marrë pjesë në zgjedhjet e para që do të zhvillohen pasi të heqë kostumin e presidentit. Ai shtoi se zgjedhjet e 25 prillit nuk u fituan nga Rama por u shitën.
“Nuk kam asnjë koment për çështje që janë në proces. U uroj të gjithëve qytetarëve të Korçës mbarësi. Jo nuk kam asnjë interes se çfarë do vendosë Gjykatya Kushtetuese për vendimin e parlamentit për të shkarkuar presidentin. Do të vazhdojmë deri më 24 korrik.
Mezi po pres të shpëtoj nga shoqëruesit dhe këto makinat e policisë. Mezi po më pres populli i 2 marsit. Po pres t’i jap më të mirën time atij populli që mbron qytetarët shqiptarë që dalin në mes të natës në mënyrë të dhunshme në mes të rrugës”, tha Meta.