Pas Berishës, radhën e ka Basha/ Në prokurori për 8 Janarin edhe Gazment Bardhi

Kreu i PD, Lulzim Basha dhe sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi do të jenë sot në Prokurorinë e Tiranës.

Ata janë thirrur për të dhënë dëshminë e tyre lidhur me protestën dhe përplasjet e 8 janarit 2022.

Bardhi tha se kishin pasur informacion që selia do të përfshihej nga flakët më 8 janar.

“Ka pasur një informacion nga ana jonë që godina mund të përfshihej nga flakët. Ka pasur një informacion të besueshëm që mund të kishte flakë apo zjarrvënie. Për shkak të informacioneve që kishim, që mund të kishte zjarr, kishim më shumë pajisje” tha Bardhi në një emision televiziv.

Ndërkohë dje dëshmoi ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti demokrat Flamur Noka.

Pas 3 orësh brenda në Prokurori, teksa fliste për mediat Berisha njoftoi fillimin e turit të takimeve në rrethe.

Takimi i parë do të jetë me demokratët në Shkodër këtë të dielë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT