Pas Berishës/ Shkon të japë “llogari” në Prokurori edhe Flamur Noka me dy gishta lart

Në një kohë që ish- kryeministri Sali Berisha ndodhet në prokurorinë e Tiranës ku po pyetet në lidhje me protestën e dhunshme të 8 janarit në selinë blu, pas tij ka mbërritur edhe deputeti Flamur Noka.

Me dy gishta lart, ish-kryeministri është futur në Prokurorinë e Tiranës para Nokës në orën 11:00 për të dëshmuar në lidhje me protestën para selisë se PD. Në ambientet e jashtme të prokurorisë, Berisha u shpreh para gazetarëve se është thirrur nga Rama, pasi sipas tij ai i ka urdhëruar.

Ndërkohë Berisha tha se prokuroria duhet të ndëshkonte policinë që ndaloi njerëz të pafajshëm duke i kthyer në këtë mënyrë përgjigje gazetarëve për vendimin e djeshëm për të liruar të 34 personat e arrestuar pas protestës. Më tej Berisha u shpreh se do të japë informacione të hollësishme sapo të dalë nga prokuroria. Dy prokurorët që po marrin në pyetje Sali Berishën, janë Elizabeta Imeraj dhe Elio Mazreku.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT