Pas më shumë se dy orësh “luftë”, Berisha mbyll protestën: Do vazhdojnë përpjekjet deri në arritjen e qëllimit

Ish-kryeministri Berisha ka mbyllur protestën e sotme duke kërkuar shpërndarjen e mbështetësve të tij deri në një moment të dytë.
Në fjalën e tij Berisha ka paralajmëruar se përpjekjet do të vijojnë deri në arritjen e plotë të qëllimit.
“Kjo faktoj në mënyrë përfundimatre se Edi Rama mban peng Lul Bravën dhe bashkë me të, me dhunmë dhe terror, shtëpinë e PD-së. Ky përbën një akt të pashembullt në 30 vite. Përpjekjet për shndërruar në shtëpi lirie PD-në do të vazhdojnë deri në arritjen e plotë të qëllimit. Sot ne do të shpëndahemi. “, tha Berisha./ Gazeta Shqip