PD e kanë rrethuar mbështetësit e Berishës, ja ku ndodhet Lulzim Basha

Selia e Partisë Demokratike tashmë është në duart e mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha. Qindra demokratë shqyen dyert e blinduara të PD dhe mes qindra ovacioneve po qendrojnë brenda dhe jashtë PD.

Teksa Sali Berisha bën thirrje për vetëpërmbajtje, pamjet që vijnë nga PD tregojnë sesi grupi i mbështetësve të liderit të PD kërkon largimin e Bashës. Por ku ndodhet kryedemokrati?

Siç deklaroi edhe dy netë më parë në “Open” Lulzim Basha është brenda PD. Qysh prej mëngjesit të kësaj të shtune, Basha hyri në PD i vetëm.

A do ta gjejnë demokratët në zyrë? Mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë në orët në vijim, kur protesta ende nuk ka nisur…

Back to top button
LAJMET E FUNDIT