PD mbledh pas dy ditësh Këshillin Kombëtar/ Çfarë pritet të diskutohet

Partia Demokratike ka vendosur të mbledh Këshillin Kombëtar pasditen e datës 15 janar në orën 16:30. Lajmi është bërë publik nga Sekreatri i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, i cili ka njoftuar përmes një mesazhi të gjithë anëtarët e Këshillit Kombëtar në lidhje me mbledhjen.

Në fokus të diskutimit do të jetë organizimi i partisë, si dhe situata në PD pas akteve të dhunës së ushtruar ndaj selisë së kësaj force politike nga mbështetësit e ish-kryeministrit Berisha.

Njoftimi

Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar,

Në vijim të datës së caktuar në mbledhjen paraardhëse, ju konfirmoj se mbledhja e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet, ditën e shtunë, datë 15.01.2022, ora 16:30, në sallën e katit të II, selia qendrore e PD.

Rendi i Ditës së mbledhjes është si më poshtë:

  1. Informim mbi vendimet e Kryesisë së Partisë Demokratike dhe diskutime mbi situatën e krijuar nga aktet e dhunës në datën 8 Janar.
  2. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores së Brendshme të funksionimit të Këshillit Kombëtar, të përgatitut nga grupi i punës së ngritur me vendim të Këshillit Kombëtar nr. 172, datë 23.12.2021.
  3. Diskutim dhe informim për planin e organizimit të partisë dhe ndarja e detyrave për anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT