Përdorimi i gazit lotsjellës në 8 janar/ Komisioni i Rithemelimit padit në Prokurori Sokol Bizhgën

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka paditur në Prokurori Sokol Bizhgën, kreun e Forcave Operacionale në polici. Bizhga është paditur për shpërdorim detyre, për përdorimin e gazit lotsjellës gjatë protestës së 8 janarit në Selinë Blu.

Sipas grupit të ish-kryeminsitrit Sali Berisha, me sasinë  gazit lotsjellës të hedhur gjatë protestës, policia rrezikoi shëndetin e protestuesve.

Prej sasisë së konsiderueshme të gazit lotsjellës që u hodh, një numër i madh protestuesish u panë duke u shpërndarë nëpër Lanë në përpjekje për të marrë veten. Godina e PD-së dhe të gjitha hyrjet e saj u rrethuan nga policia pas thirrjes që Lulzim Basha i bëri për të ndërhyrë.

Komisioni i Rithemelimit ka paditur në SPAK edhe deputetin demokrat Kreshnik Çollaku. Padia në SPAK është depozituar për deklaratat e Çollakut në kryesinë e PD, pas protestës së 8 janarit. Komisioni i Rithemelimit e padit Çollakun për shpifje pasi “foli për influenca ruse në protestë.”

Më herët gjatë ditës, grupi i Berishës ka paditur në SPAK, Spartak Brahon për shkak të një deklaratë të bërë prej tij pak para protestës së 8 janarit në oborrin e PD-së.

Para protestës së 8 janarit, ish-deputeti, në një studio televizive paralajmëronte se tubimi i thirrur nga Sali Berisha do të kishte skenarë të dhunshëm, madje, sipas tij, do të përfundonte edhe me viktima, duke përmendur një deputet me inicialet E.A.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT