Përfundon faza e parë e punimeve në aksin Qafë Kashar – Rinas, ja si devijohet qarkullimi i mjeteve

Autoriteri Rrugor Shqiptar ka njoftuar se përfunduar faza e parë e punimeve në aksin Qafë Kashar – Rinas. ARRSH bën me dije se ditën e nesërme fillon puna me fazën e dytë të këtij segmenti që lidh vendin tonë me aeroportin e Rinasit. Ndërsa mjetet do të devijohen në autostradë në drejtimin Qafë Kashar–Vorë-Rinas.
Njoftimi i ARRSH:
Përfundoi faza e parë e punimeve në Qafë Kashar-Rinas
Nesër fillon puna me fazën e dytë: UNIVERSITETI EPOKA–RINAS AEROPORT.
Punimet në këtë segment do të vazhdojnë për 10 ditë.
• Mjetet që lëvizin në drejtimin Qafë Kashar-Rinas drejtim të aeroportit do të devijohen në autostradë në drejtimin Qafë Kashar–Vorë-Rinas.
• Faza e dytë e punimeve do të jetë nga Universiteti Epoka–Rinas aeroport do të punohet në të dyja korsitë. Mjetet do të devijohen nga Qafë Kashari-Universiteti Epoka ndërsa nga Epoka deri në Rinas Aeroport do jetë e bllokuar.
Mjetet do të shfrytëzojnë edhe rrugët dytësore për në Dalje Autostradë-Drejtimi Durrës.
Si në Fazën e parë dhe në fazën e dytë të gjitha lëvizjet hyrëse dhe dalëse në Aeroportin e Rinasit do të bëhen në drejtimin nga Rinasi (Aeroporti–K/Rinas (Ahmetaq)–Vorë–Tiranë-Durrës dhe anasjelltas).