Përjashtimi i Sali Berishës/ Rama qesh me Bashën: Dy kufomat e PD kanë marrë peng demokratët

Kryesia e PD ka përjashtuar përgjithmonë nga partia Sali Berishën dhe 8 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit.
Pas 8 orësh mbledhje, kryesia e selisë blu ka përjashtuar Bujar Nishanin, Flamur Nokën, Albana Vokshin, Edmond Spahon, Arben Ristanin, Klevis Balliun dhe Keltis Krujën. Në orën 12:00 të ditës të natës, Lulzim Basha do të zhvillojë mbledhje grupi.
Për këtë ngjarje ka folur edhe kryeministri Rama, i cili duke qeshur për vendimin e Bashës tha se dy kufomat e PD kanë marrë peng demokratët.
“Ka gjithmonë probleme për të zgjidhur. PS është në funksion të zgjidhjes së problemeve të njerëzve dhe të vendit. Uroj që demokratët të dalin nga kjo situatë.
Bashkëpunim me opozitën për reforma?
Tani është gjithçka për t’u parë se nuk dimë më kush është kush në këtë histori. Situata është e vështirë do të shikojmë sesi do të zhvillohet. është proces që shkon drejt një zgjidhjeje paqësore. Policia e Shtetit ishte në sfidën më të vështirë sepse kurrë më parë nuk e ka pasur sfidën të futet në oborrin e një partie për të ndarë dy palë. Gjithçka mund të evitohej, s’kishte pse të blindohej PD, mjaftohet që të kërkohej ndihmë.
Basha pretendon se është nbdërhyrë me vonesë? Bëri atë që nuk e bën dot një njëri që ka sensin e përgjegjësisë.
Duke përjashtuar Policinë e Shtetit, reagimet më pas janë të ngjashme si dy pika uji të dy kufomat politike. Merri ndaji përgjysmë s’ke ça zgjedh se janë njësoj,” Rama.