Pezullimi nga PD/ Gjata: Basha ka sensin qesharak vepron si Enver Hoxha

Çlirim Gjata ka reaguar në emisionin “Breaking” vendimin e marrë nga kryesia e PD-së e drejtuar nga kryedemokrati Lulzim Basha, për pezullimin nga të gjitha funksionet politike në partinë më të madhe të opozitës.

“Mendova se mos ishte vendim gjykate, po paska qene vendim partie. Ka sensin qesharak vepron si Enver Hoxha, që dikur krijonte plenumet e Partisë dhe përjashtonte nga partia, gjente armiq. Në zgjedhje ne nuk kemi punuar për vota personale. Ju them se në njësinë 4, PD ka marrë 9400 vota, vetëm në një zonë, falë kontributit të njërit prej atyre që u rrahën aty. Një vendim që nuk ka totalisht pikë vlerë. Po realizohet profecia e Ylli Dylgjerit, PD përjashtoi Luzlim Bashën, Basha po përjashton PD. Ka një Kuvend dhe referendum ku e kanë shkarkuar zotin Basha me vota të fshehta. Ka një vendim të këtij Kuvendi që ka pezulluar kryesinë se është ilegjitime, sepse atje shumica janë të emëruar, konform statutin të vjetër të zotit Basha. Po përsërit veprimet e Enver Hoxhës”, tha Gjata.

Më tej ai theksoi se Basha po degradon Partinë Demokratike. “Kështu e degradoi PD, Lulzim Basha, çështja është se nuk është legjitime. Ai ka një qëllim të shkatërrojë PD, është qëllim i përbashkët me zotin Rama, sepse nuk mund të merrej një ndërhyrje e policisë së Edi Ramës pa pasur marrëveshje. Pa policinë e Edi Ramës nuk merr vendime, nuk hyn do të selinë dhe e drejton PD-në. Ai e ktheu ashtu me 12 dyer të blinduar si një bunkier. Do të thoja jo në një bunker, por ka kthyer në një burg”, theksoi Gjata.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT