Policia “bombardoi” me gaz lotsjellës protestuesit, ja si është gjendja shëndetësore e Berishës

Pas ndërhyrjes së Policisë së Shtetit për të shpërndarë protestuesit me gaz lotsjellës ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një prononcim të shkurtër për mediat Berisha ka treguar se protesta do të vijojë deri në fund të betejës.

Ndër të tjera Berisha ka treguar se gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë dhe se nga pamjet që janë transmetuar është mësuar se ka përdorur maskë kunda gaz.

“Opozita vazhdon betejën deri në fund të saj

Lulzim Brava të mbroj fytyrën e tij, ndërhyrjen e policisë e kemi denoncuar që dje. Protesta do vazhdoj deri në realizimin e qëllimeve. Gjendja ime shëndetësore është shumë e mirë.”- tha Berisha./Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT