Policia i largoi protestuesit nga PD-ja/ Reagon Berisha: Jemi ortek, ky është vetëm fillimi

“Qeveria dhe narko-opozita janë e njëjta gjë. Opozita e vërtetë është kjo që shihni ju, vigane në këmbë, që u paraqit në protestë paqësore dhe u përballe me mjetet më të egra të dhunës.

Jemi dhe do të mbetemi të pamposhtur në vlerat që ne besojmë dhe mbrojmë. Nuk kishte njeri dhe nuk ka asnjë problem me asnjë deputet të PD-së. Ky ishte një skenar i përgatitur me kujdes gjatë gjithë këtyre ditëve.

Nuk kishte njeri dhe nuk ka asnjë problem me asnjë deputet të PD-së, përveç me pengun e Ramës, që quhet Lul Brava.

Kjo është një lëvizje e pandalshme, një betejë që nuk do të ketë të sosur dhe ju garantoj që kjo që patë sot është vetëm faqja e parë e saj. Këta janë shqiptarët e lirisë. Sot bota pa fytyrën e vërtetë të Lulit, u mbrojt me banditë”, deklaroi Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT